Fotis Takianos emërohet në krye të Yllit NULL NULL 28.06.2025 14:50 28.06.2025 14:50 Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka prezantuar sot zyrtarisht trajnerin e ri të skuadrës, grekun me përvojë Fotis Takianos. Takianos, i lindur në Selanik, është një figurë e njohur në basketbollin grek, me një karrierë të gjatë si lojtar dhe trajner. Si lojtar, ai ka qenë pjesë e disa prej klubeve më prestigjioze greke, përfshirë Makedonikos, PAOK dhe Aris, transmeton Klankosova.tv. Pas përfundimit të karrierës aktive, ai kaloi në bankinën e trajnerëve, fillimisht si ndihmës trajner në ekipe si Iraklis, AEK dhe PAOK, ndërsa më pas mori drejtimin e skuadrave si Panorama, Rethymno, KAOD, OFI, Doxa Lefkadas, Trikala, Larisa e sërish PAOK, duke u shndërruar në një emër me reputacion në stolin e trajnerëve. Në sezonin 2021–2022, Takianos u shpall “Trajneri i Vitit” në Greqi, pasi arriti ta çojë ekipin e Larisës deri në gjysmëfinalet e kampionatit elitar grek, një sukses që e vuri në qendër të vëmendjes në basketbollin evropian. Përvoja e tij shtrihet edhe jashtë Greqisë, ku ka drejtuar klube në Katar, Qipro dhe Kazakistan, përfshirë edhe ekipin e Astana në VTB United League, një ligë ndërkombëtare me reputacion të lartë. Takianos nuk është emër i panjohur për basketbollin kosovar. Ai ka qenë më parë trajner i Bashkimit të Prizrenit në vitin 2017 dhe i Rahovecit në vitin 2021, duke krijuar kështu një lidhje të njohur me ambientin e basketbollit në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.