Foshnjat e posalindura në QKUK pajisen me mburoja për fytyrë NULL NULL 05.05.2020 18:18 05.05.2020 18:18 Fal një donacioni nga organizata gjermane ‘Help Kosovo’, foshnjat e porsalindura në Qendrën Klinike Universitare janë pajisur me mburoja të fytyrës. Javën e kaluar janë dhuruar 200 të tilla në Klinikën e Neonatologjisë, njofton Klan Kosova Ndërsa në përpunimin e sipër janë edhe 300 mburoja të tilla për stafin mjekësor të cilat pritet të dorëzohen së shpejti. Ky është njoftimi i Help Kosovo: Kështu duken më të vegjëlit tanë duke mbajtur të vendosura mburojat e tyre të fytyrës. ??? Javën e kaluar Help dhuroi 200 të tilla në Klinikën e Neonatologjisë, prodhimi i të cilave u mundësua nga Help dhe u realizua nga MARO. Në përpunim e sipër janë edhe 300 maska mburojë fytyre për stafin mjeksor të cilat do të dorëzohen së shpejti. Gjithçka filloi nga një takim i rregullt i stafit të Help kohë më parë.