Foshnja e porsalindur shpëtohet nga rrënojat e tërmetit në Aleppo ndërsa nëna vdes NULL NULL 07.02.2023 17:03 07.02.2023 17:03 Një nënë shtatzënë e cila mbeti e bllokuar nën një ndërtesë të shembur në Aleppo, Siri, pas tërmetit shkatërrues të së hënës, lindi fëmijën e saj nën rrënoja por vdiq para se punonjësit e shpëtimit të arrinin tek ajo. Kështu raportuan aktivistët lokalë për mediumet ndërkombëtare, teksa i porsalinduri i saj u shpëtua nga ekipet kërkuese, përcjell klankosova.tv. Skena dramatike u shpalos vetëm disa orë pasi një organizatë vullnetare siriane shpërndau videon që tregonte një fëmijë të vogël duke u nxjerrë i gjallë nga rrënojat e tërmetit në fshatin Qatma. Vdekjet si në Siri ashtu edhe në Turqi nga tërmeti masiv i së hënës 7.8 shkallë dhe pasgoditjet e shumta arritën në mbi 5000 të martën dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ishte një “garë me kohën” për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në rrënoja në kushte ngrirjeje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025