Foshnja 5.820 kilogramë, lind në Prishtinë NULL NULL 02.06.2016 15:44 02.06.2016 15:44 Në Kosovë ka lindur foshnja me peshën më të madhe të regjistruar deri më sot. Klinika Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, ka regjistruar foshnjën me gjini mashkullore, me peshën 5.820kg, njofton Klan Kosova. Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Repartit të Gjinekologjisë, Myrvete Paqarada, e cila për klankosova.tv tha se gjendja shëndetësore e foshnjës është stabile dhe e nënës poashtu. Drejtoresha Paqarada, gjithashtu pohoi se ishte një operim cezarian i cili mund të konsiderohej i vështirë megjithatë gjithçka kaloi me sukses dhe pa probleme, njofton klankosova.tv. Klan Kosova, pritet të sjell më shumë detaje rreth këtij lajmi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025