Formohet Grupi i Gjelbër në Kuvendin e Kosovës NULL NULL 16.10.2022 08:55 16.10.2022 08:55 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë të ditur se është formuar Grupi i Gjelbër në Kuvendin e Kosovës. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ky do të jetë një grup vullnetar dhe kryetar i saj është ai. Fushëveprimi i grupit vullnetar të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të quajtur Grupi i Gjelbër i Deputetëve është: Korniza ligjore e Republikës së Kosovës; Agjenda e Gjelbër Evropiane; Marrëveshja e Parisit për Klimën; Traktati i Glasgow; Konferenca e Palëve; Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara; Ndërlidhja me komisionet e përhershme dhe funksionale parlamentare; Monitorimi i zbatimit të legjislacionit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm; Diskutimet me grupet e interesit dhe përfshirja në debatet publike; Konsultimet me shoqërinë civile, qytetarët, grupet e interesit. Tutje, ai ka shtuar se zgjerimi dhe përfshirja e deputetëve të tjerë, do të bëhet sipas interesit dhe paraqitjes së deputetëve tjerë të Kuvendit të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.