Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Formacionet zyrtare Ballkani vs Prishtina: A do të ndryshojë kreu i tabelës?

NULL NULL
14.09.2024 14:08
ballkani prishtina (2)
Fc Ballkani e pret në shtëpi KF Prishtinën, 14 shtator, 2024. Foto e kombinuar: FC Ballkani / KF Prishtina / FB / Klankosova.tv

E shtuna është e rezervuar për derbin e AlbiMall Superligës së Kosovës në Suharekë.

Pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, vëmendja sot do të jetë në Suharekë ku takohen vendi i parë me të dytin.

Skuadra më e trofeshme në vend, FC Prishtina, udhëton te ekipi më i suksesshëm kosovar në arenën ndërkombëtare, FC Ballkani, njofton Klankosova.tv.

Ky duel, sikurse edhe të tjerat përballje të Superligës, tani zhvillohen në terminin e ri kampional, me fillim në orën 15:00.

Dy skuadrat kanë nga 7 pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon.

Ballkani do të tentojë të mbajë kreun dhe të këndellet nga humbja që e pësoi në javën e katërt nga Malisheva.

Kurse Prishtina rikthehet pas fitores ndaj Llapit në xhiron e kaluar, dhe synon të kalojë në krye të tabelës.

Ky ballafaqim, sikurse edhe ndeshjet tjera kampionale të Kosovës, transmetohen direkt në kanalet sportive të platformës numër një në vend, Art Motion.

Ballkani luan me këta lojtarë:

Formacioni i Ballkanit kundër Prishtinës

Prishtina hyn në lojë me këtë përbërje:

prishtina formacion
Formacioni i Prishtinës kundër Ballkanit

/Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme