Formacionet zyrtare: Arsenal vs Bayern Munich NULL NULL 26.11.2025 20:25 26.11.2025 20:25 Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjet e mbrëmjes në Champions League, ku vëmendja kryesore do të jetë te dueli në stadiumin “Emirates”, ku Arsenal pret Bayern Munich. Në Londër pritet një përballje mjaft dinamike, pasi të dyja skuadrat vijnë në formë të shkëlqyer dhe kryesojnë kampionatet e tyre përkatëse. Të dy ekipet kanë regjistruar nga katër fitore në këtë edicion të Champions League. Për Arsenal mungojnë prej kohësh Gabriel Jesus dhe Kai Havertz, ndërsa për këtë ndeshje trajneri nuk ka në dispozicion as Gabriel-in tjetër të mbrojtjes dhe sulmuesin Viktor Gyokeres për shkak dëmtimesh. Lajmi pozitiv për londinezët është rikthimi i Martin Odegaard, i cili megjithatë nis ndeshjen nga stoli. Nga ana tjetër, Bayern Munich vazhdon të ketë probleme me dëmtimet që e kanë shoqëruar gjatë gjithë sezonit. Alphonso Davies dhe Jamal Musiala mungojnë sërish, ndërsa Luis Diaz nuk është i disponueshëm për shkak pezullimi. Formacionet zyrtare: Arsenal: Raya; Timber, Saliba, Mosquera, Lewis-Skelly; Rice, Zubimendi, Eze; Saka, Merino, Trossard. Bayern Munich: Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Stanisiq; Kimmich, Pavloviq; Olise, Karl, Gnabry; Kane.