Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Forcat serbe kryen kidnapim klasik (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 14.06.2023 21:10

Lokacionin e veturës e dinë. Por, Policia e Kosovës nuk ka informacion mbi vendndodhjen e tanishme të 3 zyrtarëve policorë që me të lëviznin nëpër zonën kufitare me Serbinë.

Ata dyshohet se u kidnapuan në mesditë, nga njësia speciale serbe që po thuhet se për të kryer këtë veprim hyri thellë brenda territorit të Kosovës, në lokacionin e njohur si Bare.

Një rrëmbim i tillë u quajt kidnapim klasik i kryer nga forcat serbe.

“Njësiti ka parë personat e dyshuar të maskuar dhe ka dhënë sinjal për njësi shtesë, kur ka mbërri njësiti tjetër e ka gjet vetëm veturën zyrtare dhe jo edhe zyrtarët policorë”, tha Baki Kelani nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, këta zyrtarë patrullues kishin detyra të caktuara në vijën kufitare, çka u pengoi serbëve.

“Të njëjtit kanë qenë duke kryer detyrat e tyre zyrtare që të parandalojnë krimet, të parandalojnë grupet kriminale që të kontrabandojnë, përfshirë edhe dyshimet për armatim në atë pjesë”, shtoi tutje ai.

Kelani tha se provokime të tilla ku serbët janë futur në territorin kosovar ka pasur gjatë gjithë kohës, duke siguruar se për këtë janë njoftuar disa herë radhazi edhe partnerët ndërkombëtarë.

Derisa ai nuk vuri në dyshim mundësinë që kolegët e tij të mund të vetëmbroheshin, ndonëse sipas tij e patën të pamundur.

Në konferencën e jashtëzakonshme u tha se për këtë çështje është lajmëruar edhe KFOR-i nga i cili u kërkua që të bëhet trysni mbi Serbinë për lirimin e zyrtarëve policorë, që siç u tha janë mbi të 50-tat. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme