“Forcat ruse po përparojnë në Bakhmut, Avdiivka dhe Zaporizhzhia” NULL NULL 25.02.2024 21:43 25.02.2024 21:43 Foto nga arkiva: Zaporizhzhia. Forcat ruse kanë avancuar në tre lokacione, sipas një instituti kryesor amerikan. Instituti për Studimin e Luftës tha se trupat ruse kanë bërë përparime pranë Bakhmut, Avdiivka dhe Zaporizhzhias perëndimore. Qyteti lindor i Avdiivka ra në duart e rusëve në fillim të këtij muaji pas betejave intensive. Sot Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat kishin marrë një pozicion më të favorshëm në Avdiivka dhe kishin zmbrapsur shtatë sulme ukrainase. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.