Forcat izraelite arrestojnë 20 palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar NULL NULL 17.12.2023 14:29 17.12.2023 14:29 Foto nga arkiva: Bregu Perëndimor 20 palestinezë janë arrestuar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar që nga nata e së shtunës nga forcat izraelite. Kjo sipas një deklarate të përbashkët të publikuar nga Autoriteti për Çështjet e të Burgosurve dhe Klubi i të Burgosurve. Sipas deklaratës arrestimet u kryen në qytete duke përfshirë Hebron, Nablus, Ramallah dhe Tulkarem, ndërsa gjithashtu aty thuhet se numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite që nga 7 tetori tani është 4 mijë e 540.