Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se katër ushtarë të tjerë janë vrarë në Gaza NULL NULL 09.12.2023 18:59 09.12.2023 18:59 gaza luftime izrael Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar se katër ushtarë të tjerë janë vrarë në betejat brenda Rripit të Gazës. Sipas njoftimit të IDF-së, të katër ushtarët e vrarë po luftonin në Rripin jugor të Gazës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se deri të tani, 96 ushtarë të IDF kanë vdekur në beteja brenda Rripit të Gazës. Në deklaratën e IDF-së thuhet gjithashtu se 12 ushtarë janë plagosur rëndë gjatë fundjavës.