Forcat amerikane në Irak sulmohen me raketa e dronë NULL NULL 20.10.2023 09:08 20.10.2023 09:08 Bazat irakiane që strehojnë forcat amerikane janë sulmuar me raketa dhe dronë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, shpërthime të shumta u dëgjuan brenda bazës ajrore Ain al-Asad, teksa ushtria irakiane ka mbyllur zonën dhe ka filluar një operacion kërkimi. Nuk dihet nëse gjatë këtyre sulmeve ka pasur viktima, por bëhet e ditur se sulmi vjen pasi grupet e armatosura irakiane të rreshtuara me Iranin e kanë kërcënuar ShBA-në për mbështetjen e saj ndaj Izraelit dhe kundër Hamasit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, Pentagoni tha dje se forcat amerikane në Irak dhe Siri kanë qenë nën sulme të shumta me dronë që nga e marta, ku një punëtor vdiq si pasoi e një problemi kardiak.