Forbes vendos ​Valbonën në mesin e pesë bukurive natyrore të Ballkanit Perëndimor - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Forbes vendos ​Valbonën në mesin e pesë bukurive natyrore të Ballkanit Perëndimor

NULL NULL
03/12/2021

Gazeta amerikane Forbes ka shkruar për pesë bukuri natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar.

Ndër to ishte edhe Parku Kombëtar i Valbonës në Tropojë, që sipas gazetës, nuk është vetëm shtëpia e njerëzve, por në të shfaqet plotësisht edhe biodiversiteti i pasur i Ballkanit Perëndimor, transmeton Klankosova.tv.

“Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia deri në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht e njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egër dhe rrëqebull, që të gjithë e quajnë parkun shtëpinë e tyre.” thuhej në artikull.

Për këtë ka reaguar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u uroi ndjekësve të tij një Facebook një ditë të mbarë me këtë artikull.

“Mirëmëngjes dhe me këtë shkrim nga prestigjiozia Forbes, që e rendit Valbonën mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar, ju uroj një ditë mbarë” shkroi Rama në një postim në Facebook.

Ndër vendet për të cilat shkroi Forbes janë edhe Parku Kombëtar Una në Bosnjë, Parku Kombëtar Tara në Beograd, Parku Kombëtar Pirin në Bullgari dhe Parku Kombëtar i Liqenit të Kerkinit në Greqi.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës dhe ka një sipërfaqe prej 8 mijë hektarësh.