Foli Daja NULL NULL 06/05/2015 06/05/2015 Që pesë vjet është deputet, por askush nuk ia dëgjoi zërin në Kuvendin e Kosovës. I cilësuar si deputeti më pasiv nga KDI-ja, Azem Syla nga PDK vendosi që t’i drejtohet opinionit nga parlamenti, duke e bërë sefte. Shkak që ish komandanti i UÇK-së me nofkën “Daja” të thyej heshtjen është bërë deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli që kishte kërkuar largimin tij nga organi legjislativ. E më pas, ai foli edhe për disa çështje, për të cilat tha se ia dëmtuan reputacionin. Ndonëse e pati për herë të parë, fjalimi tij zgjati shumë. Në këtë seancë plenare, kritika të ashpra në drejtim të institucioneve hodhi Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, i cili tha se arrestimet e fundit të aktivistëve të kësaj partie kanë ardhur me direktiva nga qeveria. Storia e përgatitur nga gazetari i Klan Kosovës, Dibran Istrefi.
Kosova Pas 9 muajve heshtje, Vitia uron për formimin e 24 pikave të reja të VV-së në Prishtinë 23 minuta më parë
Kosova SHBA thirrje Kosovës e Serbisë: Po ndjekim dialogun nga afër, shfrytëzojeni në mënyrë efektive 1 orë më parë