Fofana refuzon ta festojë golin e Leicester NULL NULL 21.08.2022 17:09 21.08.2022 17:09 Mbrojtësi i Leicesterit, Wesley Fofana ka refuzuar ta ketë festuar golin e skuadrës së tij, ndërsa shihet i ulur duke shikuar në tribunë, pranë të dashurës së tij. 21-vjeçari u la jashtë skuadrës që humbi 2-1 ndaj Saints të shtunën me Brendan Rodgers që deklaroi se ai nuk ishte në “kuadrin e duhur mendor”, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Mund të jetë hera e fundit që Fofana është në stadiumin King Power si lojtar i Leicesterit përpara mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator. Kjo meqë Fofana ka informuar skuadrën e tij për dëshirën e tij për t’u larguar mes interesimit nga Chelsea.