FMN: Performanca fiskale e dobët, të identifikohen shkaqet NULL NULL 14.05.2015 16:17 14.05.2015 16:17 Jens Reinke, përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, thotë se FMN-ja e priste që të ardhurat të ishin më të ulëta nga plani në muajt e parë të vitit, por jo në këto përmasa. “Performanca e të ardhurave në buxhet ishte zhgënjyese. Ndoshta, jo e gjitha në mënyrë surprizë. Paraprakisht, ne ishim në dijeni të disa faktorëve që do të kishin efekte negative tek të ardhurat, mes tyre çmimi i ulët i naftës, i cili godet akcizën, TVSH-në dhe rentën. Gjithashtu, importi më i ulët i cigareve, por mbi të gjitha edhe inflacioni relativisht i ulët kanë ndikuar në këtë rezultat. Por, thënë këtë, këta faktorë nuk e shpjegojnë të gjithë rënien e të ardhurave, pasi ajo është më e lartë se këto efekte”, tha Reinke. Të dhënat paraprake tregojnë se të ardhurat janë me mosrealizim edhe për muajin prill. FMN-ja thotë se në këtë pikë është shumë e rëndësishme të kuptohet me shpejtësi cilët janë shkaqet e kësaj tendence. “Është ende herët për të dhënë konkluzione, e përsëris, por ndoshta është me vend të kujtojmë që vitin e kaluar qeveria bëri një sërë përjashtimesh nga taksat për disa sektorë të ndryshëm. Edhe pse në mënyrë individuale, këto përjashtime duken të vogla dhe nuk kanë efekt të madh në buxhet, ato kanë filluar të minojnë integritetin e sistemit tatimor, ndaj ne duam të diskutojmë me qeverinë se si t’i trajtojmë këto përjashtime taksash në të ardhmen”, shpjegoi Reinke. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kjo është historia e ngjarjes së rëndë në Mitrovicë nga e cila mori emërtimin "Ura e Gjakut" (VIDEO) 35 sekonda më parë