Flutura Kusari ankohet në Apel për rastin ndaj Mentor Llugaliut NULL NULL 08.07.2025 15:43 08.07.2025 15:43 Juristja e medias, Flutura Kusari është ankuar në Prokurorinë e Apelit në rastin e ngacmimit online nga Mentor Llugaliu. Ankesa e saj u bë kundër aktvendimit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës me të cilin ka hudhur poshtë kallëzimin penal për ngacmim ”Mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i pandehuri Mentor Llugaliu më ka ngacmuar online – në mënyrë të obsesionuar – për tre vite duke publikuar të paktën 101 postime (përfshirë me përmbajtje seksuale dhe me bazë gjinore) në Facebook të cilat kanë gjeneruar mbi 42,000 pëlqime, 700 shpërndarje dhe 2,200 komente”. ”Pas hudhjes së kallëzimit penal, ashtu siç edhe prisja, ai është trimëruar sigurisht përballë testaturës dhe mobilit dhe vazhdon të më ngacmojë dhe të jetë i obsesionuar me mua. Ai ka bërë postime shtesë targetuese dhe ngacmuese që kanë gjeneruar rreth 5300 pëlqime, 300 komente dhe 75 shpërndarje”. ”Argumentet kryesore të parashtruara në ankesë janë: Prokuroria Themelore gabimisht ka vlerësuar që në rastet e ngacmimit kërkohet komunikim direkt”. ”Në ankesë janë bashkangjitur dhjetra aktakuza për ngacmim përmes postimeve dhe shkrimeve (pa kontakt direkt) të cilat kanë rezultuar në aktgjykime dënuese ndaj ngacmuesëve online, përfshirë disa që janë shumë të ngjajshme me rastin tim të ngacmimit”. ”Prokuroria Themelore gabimisht ka vlerësuar që postimet e të pandehurit lidhen me pozitën dhe angazhimin tim në shoqëri”, shkruan ajo në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 2 orë më parë