Floridasit u zgjuan në orët e natës nga testi i gabuar i alarmit emergjent NULL NULL 20.04.2023 21:56 20.04.2023 21:56 Mijëra përdorues të telefonave celularë në të gjithë Floridë të ShBA-së patën një zgjim të vrazhdë në orën 4:45 të mëngjesit të së enjtes, kur sistemi i alarmit të urgjencës së shtetit u aktivizua aksidentalisht për një provë. Toni i alarmit të urgjencës u aktivizua në telefonat anembanë shtetit në orët e para të mëngjesit të së enjtes me një mesazh që lexonte: “TEST — Ky është një TEST i Sistemit të Sinjalizimeve të Urgjencës. Nuk kërkohet asnjë veprim”. Divizioni i Menaxhimit të Emergjencave në Florida kërkoi falje në Twitter rreth katër orë më vonë. “Ne e dimë se një thirrje zgjimi në orën 4:45 të mëngjesit nuk është ideale”, shkroi divizioni në Twitter. “@FLSERT dëshiron të kërkojë falje për tekstin në mëngjes herët. Çdo muaj, ne testojmë alarmet emergjente në një sërë platformash. Ky alarm supozohej të ishte në TV dhe të mos shqetësonte askënd që tashmë ishte duke fjetur”. “Ne po marrim masat e duhura për të siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë dhe që vetëm emergjencat e vërteta të dërgohen si alarme në mes të natës”, shkruajnë zyrtarët, të cilët u kërkuan banorëve që të mos i fikin alarmet e urgjencës si rezultat i këtij gabimi. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.