Flokëkuqja Rihanna NULL NULL 08.05.2015 18:47 08.05.2015 18:47 Ishte vështirë që Rihanna të mos binte në sy derisa të enjten po hynte në studion e incizimit në New York. Ajo u pa me një paruke të kuqe shkëlqyese, e cila i mbulonte flokët e saj të shkurtë. Këngëtarja ështe duke e përgatitur albumin e saj të tetë me radhë. Disa minuta më vonë, në po të njëjtën studio u paraqit edhe ish i dashuri i saj, Drake. Kjo ka bërë që të ngriten spekulime nëse mes tyre mund të ketë ndonjë bashkëpunim muzikor. Çifti është ndarë dhe bashkuar shumë herë, pasi që Rihanna u nda definitivisht nga Chris Brown në vitin 2009.