Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Flick i pakënaqur pavarësisht fitores

NULL NULL
30.11.2025 14:35

Një tjetër fitore e Barcelonës nuk mjafton për t’i ngritur moralin Hansi Flickut.

Trajneri, i kritikuar prej javësh, është shumë i shqetësuar për skuadrën e tij. Pas tre pikëve të marra kundër Deportivo Alavés, trajneri gjerman u ul në stol dhe foli ballë për ballë me Raphinhën, i cili u mundua ta ngushëllonte.

Më pas sulmuesi zbuloi: “Trajneri mendonte se mund të bënim shumë më shumë në fushë dhe ne e dimë që mund të bëjmë më mirë. Sot ishte e rëndësishme të fitonim”.

Në përfundim të ndeshjes, në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri blaugrana nuk u shpreh shumë, por pranoi se skuadra “nuk ka kontrollin dhe intensitetin e sezonit të kaluar”.

Ai shtoi: “Këtë sezon kemi pasur më shumë dëmtime, ndërsa sezonin e kaluar i kisha të gjithë në dispozicion. Ky sezon po shkon mirë, por nuk mund të kënaqemi. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”.

lajme të ngjashme