Fletëarresti për Thaçin, lojë politike NULL NULL 22.04.2015 14:49 22.04.2015 14:49 Ish-zëvendës kancelari austriak, Erhard Busek, ka thënë se fletëarresti i Serbisë për Hashim Thaçin, është lojë politike pa të ardhme. Në një intervistë për KosovaPress, ai ka deklaruar se duke pasur parasysh nevojën për të vendosur marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë, lojërat diplomatike me sjellje të ngjashme politikisht nuk janë shumë të dobishme. Ndërsa, gatishmërinë e kryediplomatit kosovar për të marrë pjesë në konferencën e Beogradit, Busek e ka vlerësuar pozitive. Sipas tij, ky qëndrim i Serbisë dërgon sinjale negative në negociatat që po zhvillohen në Bruksel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme 24-orësh i trazuar mes Izraelit dhe Iranit, gjersa duket se po mbahet një armëpushim i brishtë 11 minuta më parë