Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Flet snajperisti i Koshares: Isha pjesë e ushtrisë amerikane, ja si u bashkova me UÇK-në (VIDEO) 

NULL NULL
09.04.2025 12:05

Sot shënohen 26 vjet nga Beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri. Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizimin me armatim dhe mbështetje logjistike.

Michael Spath, ish-snajperist i UÇK-së, ka rrëfyer  në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se si u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pas një periudhe në ushtrinë amerikane.

Ai kujton se iu desh të bënte shumë përpjekje për të bindur të tjerët për t’iu bashkuar luftës, njofton Klankosova.tv.

“Mu desh të bisedoja me disa amerikanë dhe gjermanë, ata ishin shumë të pafuqishëm në atë moment, nuk kishte koordinim të duhur dhe nuk e dinin se çfarë të bënin. Pastaj mendova, pse të mos shkoj atje dhe të shoh se çfarë mund të bëj? Australia kishte qenë e përfshirë në koordinim me Kosovën, dhe më thanë takohu me një australian në Itali që ishte pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë. Bashkëpuno dhe bisedo me të për çfarë pajisjesh duheshin dhe çdo gjë tjetër”, ka rrëfyer ai.

Më vonë, një person e ka kontaktuar dhe i ka thënë: “A do të pengonte nëse shkoje në front dhe të shihje se çfarë po ndodh?” Të nesërmen, jam nisur”, tregoi Spath, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.