Flet Ramadani, pas infektimit me COVID për herë të dytë: Masat parandaluese duhen zbatuar nga secili NULL NULL 26.01.2022 13:59 26.01.2022 13:59 Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, sot ka rezultuar pozitiv për të dytën herë me COVID-19. Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se është infektuar me këtë virus, ndërkaq ka kërkuar që të zbatohen masat parandaluese nga secili. “Kam rezultuar pozitiv në SARS CoV-2! Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem bartni maskat nē çdo vend dhe vaksinohuni! Qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura. Masat parandaluese duhet të zbatohen nga secili”, ka shkruar ai në Facebook. “Andaj ju lutem: Mbuloni gojën dhe hundën me maskë, mbani higjienën, respektoni distancën dhe vaksinohuni”, ka shtuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 4 orë më parë