Flet kunata e të arrestuarit për terrorizëm: Punonte në bujqësi NULL NULL 01.07.2015 13:46 01.07.2015 13:46 40-vjeçari Baki Çoku nga Lushnja ishte një prej personave të përfshirë në grupin e terrorizmit, që ushtronte aktivitetin e tij në Itali. Nga operacioni ndërkombëtar antiterrorizëm përfunduan në pranga 10 shtetas, mes tyre pesë shqiptarë, të identifikuar si një grup ekstremistësh që rekrutonin luftëtarë për ISIS-in. Kunata e Baki Çokut, 40-vjeçarit nga Lushnja, tregon për mediat se nuk ka dijeni për një aktivitet të tillë të paligjshëm. Diamanta Çoku shprehet se, kunati i saj bënte punë të ndershme në Itali, duke u marrë me bujqësi. “Policia rrethoi zonën, na terrorizuan familjen. Bakiu jeton prej vitesh në Itali, punon në bujqësi”, shprehet kunata e të arrestuarit. Ndërkohë që ajo bën me dije, se nipi i 40-vjeçarit ndodhet prej 10 muajsh në Siri. “Nipi Aldo Kobuzi është në Siri që prej muajit shtator. Kemi 3 muaj që nuk flasim me Aldo Kobuzin. Herën e fundit që folëm me nipin na tha se ishte mirë”, shprehet Diamanta Çoku,transmeton Shekulli.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.