Flet familjari i katër kosovarëve të vdekur nga aksidenti në Shqipëri: Ndjehem si në një film horror

Flet familjari i katër kosovarëve të vdekur nga aksidenti në Shqipëri: Ndjehem si në një film horror

NULL NULL
1 month më parë

Ishin duke u kthyer nga Shqipëria për në Zvicër. Familja pesë anëtarëshe Avdijaj nga Kosova që jetonte Schaffhausen ishin duke udhëtuar në rrugën Milot-Morinë, kur edhe pësuan aksident duke u goditur makina e tyre drejtpërdrejt me një kamion.

Si pasojë katër anëtarë të kësaj familje mbetën të vdekur. Viktimat janë Blerim Avdijaj, Anjeza Avdijaj, Klejdi Koçi dhe Medina Avdijaj.

Nga kjo ngjarje tragjike mbijetoj një vajzë tre vjeçare e cila u lëndua rëndë dhe po trajtohet në një spital në Tiranë,shkruan Blick.ch përcjell Klan Kosova.

Përveç çiftit burrit 52 vjeç, dhe gruas 34 vjeçe, vdiqën edhe dy fëmijë të tjerë të moshave 11 dhe gjashtë vjeç.

“Një Citroën i bardhë u përplas ballë për ballë një kamioni në një rrugë të lagur. Prindërit dhe dy fëmijët vdiqën menjëherë. Vetëm vajza e vogël Violeta (3) mbijetoi për mrekulli. Aksidenti ndodhi të enjten në Shqipëri, afër qytetit të vogël të Rreshen”, njofton Blick.ch përcjell Klan Kosova.

Me familjen nuk kishte udhëtuar djali që burri 52 vjeçar nga Kosova e kishte nga një martesë tjetër.

26 vjeçar që mbeti në Schaffhausen, foli për Blick.

Mirsad Avdijaj tha se po ndihet si në një film horror. “Babai ka qenë miku im më i mirë”.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane varrimi i të ndjerëve do të bëhet sot në Prishtinë.