Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Flemë mbi thëngjill, por paguajmë më shtrenjtë” – Murtezaj godet Qeverinë Kurti (VIDEO)

NULL NULL
24.12.2025 23:12
Ilir Murtezaj

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Murtezaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për mospërmbushje të premtimeve, me të cilat erdhi në pushtet në vitin 2021.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova, Murtezaj përmendi premtimet që dha qeveria në detyrë, dhe dështimet e tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Duke parë gjendjen gjatë këtyre viteve patëm stagnim, patëm një gjuhë polarizuese e shumëçka tjetër, po në të njëjtën kohë patëm edhe faktet ose dëshmitë që treguan dështim pothuajse në të gjitha premtimet që u dhanë në vitin 2021, fillimisht premtimi që ishte për uljen e çmimit të energjisë elektrike, sepse flinim mbi thëngjill. E kundërta na ndodhi gjatë këtyre viteve, sepse çmimi u rrit”, tha Murtezaj.

“Pastaj premtimet për shumë çerdhe, s’i ndërtuan, pastaj dështimet për pjesën e rritjes ekonomike. Rezultatet zyrtare flasin të kundërtën. Për periudhën 2016-2019 kemi pasur një rritje ekonomike prej 3.75%, ndërsa në vitin 2020-2024 kemi pasur rritje 3.63%, që i bie më pak në periudhën e qeverisë paraprake”, u shpreh ai.

lajme të ngjashme