Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fleckenstein: Për negociatat s’ka kushte shtesë

NULL NULL
19.09.2017 11:27

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein ka deklaruar se për hapjen e negociatave të anëtarësimit nuk do të ketë kushte shtesë.

Pas një seri takimesh të zhvilluara me eksponentët kryesorë të politikës shqiptare, Fleckenstein e ka vënë theksin tek zbatimi i reformës në drejtësi, për të cilën është shprehur i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë; ndërsa ka nënvizuar se vendimi për hapjen e negociatave nuk është ekskluzivitet i Parlamentit Europian.

“Vendimi për hapjen e negociatave është e Këshillit të Europës dhe jo e Parlamentit Europian. Megjithatë ne do të punojmë në mënyrë që negociatat me Shqipërinë të çelen në gjysmën e parë të vitit që vjen. Përsëris se nuk është PE ai që e vendos këtë, por Këshilli dhe Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë shumë dhe pas çeljes së negociatave do të mund të diskutojmë për çështje të tjera”, ka thënë Fleckenstein, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.

Në këtë situatë, ka shtuar ai, nuk ka hapësira për kushte shtesë përveç 5 prioriteteve. “Me zyrtarët shqiptarë fola për zgjedhjet dhe zhvillimet me 5 prioritetet kyçe. Nuk do të ishte e ndershme të krijoheshin kushte të tjera për hapjen e negociatave”, ka thënë Fleckenstein.

lajme të ngjashme