Flasin nga kompania e autobusit që u dogj nga zjarri: Presim që organet kompetente të merren me rastin NULL NULL 03.12.2021 18:20 03.12.2021 18:20 Një autobus i kompanisë “Arditi Tours” është kapluar nga zjarri sonte në një parking në Zonën Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë. Klankosova.tv ka kontaktuar me njërin nga pronarët e kompanisë, Ardit Fazliu, i cili ka theksuar se zjarri i autobusit është fikur dhe se nuk ka të lënduar. “Po, ishte autobusi ynë, ai ishte në parking, bashkë me 15 autobusë të tjerë. Vetëm ky është përfshirë nga zjarri”. “Të lënduar nuk ka, zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin. Po presim që organet kompetente të merren me rastin”, ka thënë Fazliu për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 9 minuta më parë
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 45 minuta më parë