Flamur Shala: Nuk duhen përplasje politike për Ambasadën e Shqipërisë NULL NULL 31.05.2016 21:13 31.05.2016 21:13 I ftuar në Zona B të Klan Kosova ka qenë asamblesiti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala. Ai ka folur parcelën që ka ndarë komuna për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, në Kosovë, njofton Klan Kosova. Shala ka pohuar se LDK e Prishtinës beson që më së paku është kjo ambasadë për të cilën do të duhej të kishte përplasje politike në vend. “Ne kemi pritur që ambasada të kërkoj më shumë lidhur me marrëveshjen për lokacionin e saj.” “Më 7 prill e kemi dhënë verdiktin tonë për caktimin e lokacionit të Ambasadës së Shqipërisë.” Ai ka shtuar se Shqipëria ka bërë shumë për ne dhe se nuk është e drejt që të vijë puna që të mos ndahet një parcelë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025