Fjalët e Trump për Ali-në, kritikohet ashpër nga të tjerët NULL NULL 05.06.2016 12:07 05.06.2016 12:07 Vdekja e Muhammad Ali-së është përcjellur me një dhimbje të madhe nga e gjithë bota. Një dedikim Ali-së ia ka bërë madje edhe Donald Trump, por komenti i tij është quajtur hipokrizi pasi që është Trump që kishte kërkuar një përjashtim të plotë të myslimanëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dihet se Ali ishte një mysliman i devotshëm, njofton Klan Kosova. Kandidati i Republikanëve për President ka marrë kritika të mëdha edhe në vet llogarinë e tij në Twitter të shtunën kur postoi ngushëllimet e tij për Ali-në: Muhammad Ali ka vdekur në moshën 74 vjeçare. Një kampion i vërtetë dhe një njeri i mrekullueshëm – do të na mungojë të gjithëve”. “Ai ishte i njerëzve dhe për njerëzit. Ne ring ishte i pandalshëm dhe jashtë tij ishte njeriu më i këndshëm që kam njohur. Ishte një poet i vërtetë dhe shumë zemërgjerë, thjeshtë i jashtëzakonshëm”. Por të gjithë e kanë kritikuar këtë ngushëllim të Trump duke e quajtur hipokrizi gjithçka që ka thënë. Madje marrëdhëniet mes Trump e Ali, që ishin njohur për një kohë të gjatë, ishin acaruar pikërisht pas kërkesës së Trump për t’i lëçitur myslimanët. Ali kishte shkruar një letër kundër këtij propozimi, por nuk e kishte përmendu emrin e Trump-it. I pyetur për këtë letër në një intervistë të shtunën, miliarderi tha se nuk ishte për të. “Nuk besoj se ishte për mua. Ai asnjëherë nuk e përmend emrin tim ose diçka të tillë. Po të ishte për mua Ali do të ma përmendte emrin”, ka thënë Trump, shkruan The Independent, përcjellë Klan Kosova. klankosova.tv