“Fjala ime ka etje” , takim letrar në Prishtinë për 7 Marsin NULL NULL 07.03.2025 11:27 07.03.2025 11:27 Sot mbahet takim letrar me mësueset, profesoreshat dhe gazetaret prijatare të poezisë në Kosovë. “Fjala ime ka etje” titullohet takimi letrar që mbahet sot në shenjë kujtese për librin, poezinë, për mësueset e para Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, të cilat e hapën Shkollën e Parë Shqipe në Korçë, më 7 mars 1887. Në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, nga ora 15:30 organizohet takim letrar me mësueset, profesoreshat e gazetaret të cilat kanë qenë prijatare të poezisë në Kosovë. Në këtë ngjarje do të lexohen, po ashtu krijime të poeteshave të ndjera dhe do të interpretohen këngë shqiptare.