Fitorja e titullit pa humbje s’është utopi për Leverkusenin e Xhakës NULL NULL 18.05.2024 17:24 18.05.2024 17:24 Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore ndaj Augsburgut, me rezultat 2-1, duke e mbyllur sezonin prej 34 xhirove pa asnjë humbje në Bundesliga. Golin e parë në ndeshje e shënoi Victor Boniface, në minutën e 12′, pas një asistimi nga Amine Adli. Për golin e dytë u përkujdes, Robert Andrich, në minutëne 27′. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Mert Komur, e ngushtoi epërsinë e kampionit, por pa arritur ta barazojë rezultatin në fund. Leverkuseni e mbylli sezonin me 90 pikë të grumbulluara nga 34 ndeshje.