Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fiton Arsenal, mban primatin në Premier League

NULL NULL
03.12.2025 23:28

Sonte janë zhvilluar edhe gjashtë ndeshjet e mbetura të javës së 14-të në Premier League.

Arsenali i cili kryeson tabelën me 33 pikë, e ka mposhtur Brentfordin me rezultat 2:0, me golat e Mikel Merinos dhe Bukayo Sakas, duke e vazhduar kështu primatin.

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua edhe në “Anfield Road” mes Liverpoolit dhe Sunderlandit të Granit Xhakës, që mbaroi 1:1.

Aktualisht “Macet e zeza” renditen të gjashtat me 23 pikë derisa “The Reds” janë të tetit me 23 pikë.

Mjaft gola u realizuan edhe në takimet e tjera si:

Leeds United – Chelsea 3:1;

Brighton – Aston Villa 3:4;

Burnley – Crystal Palace 0:1;

Wolves – Nottingham Forest 0:1.

lajme të ngjashme