Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fitnesi e shpëtoi anoreksiken nga vdekja

NULL NULL
11.11.2015 11:50

Një grua anoreksike ka thënë se jeta e saj është shpëtuar nga disa njerëz të huaj në fitnes të cilët insistuan që ajo të vizitojë një doktor.

2E4D462500000578-3311783-image-a-41_1447156215027 2E4D475700000578-3311803-image-a-17_1447156999474  2E4D481800000578-3311803-image-a-22_1447157094534

27 vjeçarja Lauryn Lax, peshonte vetëm 36 kilogramë kur disa njerëz që e frekuentonin sallën e njëjtë të fitnesit ku shkonte edhe ajo, insistuan që të vizitonte një mjek për shkak se ishin të shqetësuar për shëndetin e saj, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Lax vuante nga anoreksia që nga mosha 9 vjeçare.

Pasi shkoi në spital, doktorët zbuluan se ajo vuante nga një ritëm shumë i ulët i funksionimit të zemrës që paraqiste rrezik serioz për jetën.

Ajo është mbajtur në kujdes intensiv për 3 javë, e më pas kishte kaluar një vit në njësinë e rikuperimit në Majami.

Tani e shëruar dhe e rikuperuar, ajo u thotë miqve të saj në fitnes “engjëj”, për shkak se ata ia shpëtuan jetën.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.