Firmoset vendimi, Kosova do të bëhet me fabrikë të municionit dhe laborator për fluturaket pa pilot NULL NULL 27.11.2024 10:51 27.11.2024 10:51 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka nënshkruar sot një vendim të rëndësishëm që lidhet me Ushtrinë e Kosovës, pikërisht kur sot shënohet Dita e Forcës në vendin tonë. Ai bëri të ditur se do të themelohet një komision ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës. “Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar edhe garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë në tërësi. Andaj me sot hedhim hapat tonë të parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, tha kryeministri, njofton Klankosova.tv. Më tutje, shefi i qeverisë në fjalën e tij në mbledhjen e sotme me ministra, tha se prioritet i tij ka qenë gjithmonë mbrojtja dhe kjo siç tha ai, është dëshmuar në vazhdimësi. “Si me numrin e ushtarëve që është dyfishuar, si me buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes që është trefishuar, si me trajnimet jashtë vendit që janë katërfishuar, si me investimet në armatim që janë shumëfishuar”, tha Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 22 minuta më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 3 orë më parë