Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Firmoset statuti i Muzeut të Kosovës

NULL NULL
24.12.2018 11:14

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot statutin për Muzeun e Kosovës.

Në adresimin e tij për media, Kujtim Gashi ka thënë se nënshkrimi i statutit e lartëson këtë institucion, e njëherësh është zotuar se vitin e ardhshëm do ta ketë në agjendë përpilimin e Ligjit për Muze, njofton Klan Kosova.

“Ky statut për herë të parë e mundëson digjitalizimin e fondit muzeor, ngritjen e kapaciteteve dhe shërbimeve muzeore, e ngritë muzeun në institucion të lartë shtetëror”.

Kurse, ushtruesja e detyrës së drejtores së muzeut, Vjolla Aliu, ka thënë se nënshkrimi i statutit është dhurata më e mirë që mund t’i bëhet një institucioni.

”Nënshkrimi i statutit të muzeut është akt ligjor që funksionalizon dhe avancon punën e Muzeut të Kosovës”.

Ndërsa kryetari i Këshillit Drejtues të Muzeut, Selim Bezeraj, tha se për këtë grup punues prioritet ka qenë skalitja e gjendjes së muzeut dhe hartimi i statutit.

Përndryshe, statuti i fundit i Muzeut ishte nënshkruar para 40 vjetësh, ndërkaq, vitin e ardhshëm, Muzeu i Kosovës shënon 70 vjetorin e themelimit, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme