Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Finlandia e Vogël”, ndërtesa e re e Helsinkit që mbahet nga pemët (VIDEO)

NULL NULL
11.07.2022 09:01

Pikku-Finlandia (ose Finlandia e Vogël) është një vend i përkohshëm që organizon ngjarje të mëdha në kryeqytetin finlandez, Helsinki, ndërsa salla e quajtur “Finlandia e qytetit” është e mbyllur për rinovim.

Është një ndërtesë prej druri e ripërdorshme që përfshin pemë të tëra me degë të spikatura si pjesë e strukturës. Plotësisht i riciklueshëm dhe i transportueshëm, ky objekt do të paketohet dhe do të dërgohet në një vend të ri për t’u përdorur si shkollë ose çerdhe në vitin 2024.

Pikku-Finlandia është projektuar nga studentë të arkitekturës, njëri prej të cilëve – Jaakko Torvinen – i cili ka folur në detaje për këtë ndërtesë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë e gjeni videon me pamje nga ky objekt:

https://www.bbc.com/news/av/world-europe-62098527

lajme të ngjashme