Finlanda kryen stërvitjen e parë të NATO-s si një anëtare e aleancës NULL NULL 14.04.2023 17:00 14.04.2023 17:00 flamujt nato Finlanda njoftoi se me ankorimin simbolik të anijeve gjermane dhe portugeze në portin e Helsinkit, ka kryer stërvitjen e parë në NATO si anëtare e aleancës. Në njoftimin e bërë nga marina finlandeze, theksohet se fregata FGS Mecklenburg-Vorpommern e Gjermanisë dhe ajo NRP Bartolomeu Dias e Portugalisë do të qëndrojnë të ankoruar në Helsinki deri më 16 prill, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv. Para se të ankorohen në Helsinki, anijet morën pjesë në stërvitjen e organizuar nga Flota Bregdetare Finlandeze me tre anije finlandeze në Gjirin e Finlandës. Kështu, Finlanda përfundoi stërvitjen e parë të NATO-s si anëtare e aleancës. Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s më 4 prill. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Benzi se njeh radhën, tejkalon në traken emergjente në autostradën Prishtinë-Podujevë 1 minutë më parë
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Koci kujton George Floyd, kërkon reagim publik 2 minuta më parë