Finlanda duhet të qëndrojë e qetë mes retorikës së Trump, tha presidenti i sapozgjedhur Stubb NULL NULL 12.02.2024 14:29 12.02.2024 14:29 Foto: Reuters Presidenti i sapozgjedhur i Finlandës, Alexander Stubb, tha të hënën se vendi i tij duhet të qëndrojë i qetë dhe të përqendrohet në anëtarësimin e tij në NATO, pavarësisht komenteve të fundit të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për aleancën ushtarake. Trump, kandidati kryesor për t’u bërë kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit për president, javën e kaluar tha se nuk do të dëshironte të mbronte anëtarët e NATO-s nga një sulm i ardhshëm nga Rusia, nëse kontributet dhe pagesat e faturave të këtyre vendeve në NATO do të vonoheshin. “Fushatat zgjedhore në ShBA janë shumë të ndryshme nga zgjedhjet finlandeze dhe retorika e përdorur është shumë më e fortë. Mendoj se në këtë fazë është më mirë të qëndrojmë të qetë dhe të fokusohemi në ndërtimin e anëtarësimit tonë në NATO”, tha Stubb në një konferencë shtypi. Finlanda shpenzon më shumë për mbrojtjen sesa 2% e prodhimit të brendshëm bruto të rënë dakord nga vendet anëtare të NATO-s, shtoi Stubb. Të dielën, Stubb fitoi ngushtë zgjedhjet presidenciale të Finlandës dhe do të marrë detyrën më 1 mars në krye të sigurisë dhe politikës së jashtme, duke përfshirë qëndrimin e miratuar së fundmi të anëtarit të NATO-s ndaj Rusisë, me të cilën ndan një kufi të gjatë. /Klankosova.tv