Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Finalja Milan-Juventus: Shiten mbi 70 mijë bileta

NULL NULL
13.02.2020 07:09

Supersfida e sotme midis Milanit dhe Juventusit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ka shënuar një rekord të jashtëzakonshëm për sa i përket numrit të biletave të shitura.

Janë shitur mbi 70 mijë bileta për betejën midis kuqezinjve dhe bardhezinjve, ndërsa ka mbetur një numër shumë i vogël biletash për t’u shitur deri ditën e nesërme.

Ndërkohë kjo sfidë konsiderohet se do të jetë gjysmëfinalja e Kupës së Italisë më e ndjekura në historinë e këtij kompeticioni.

Kujtojmë që dhe derbi i ditës së diel të Milanos vendosi një rekord më vete këtë sezon duke u renditur si një nga ndeshjet me numrin më të tifozëve në “San Siro” për Interin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.