Finalja e Superkupës: Trepça dhe Peja synojnë trofeun e parë të sezonit të ri NULL NULL 17.09.2023 10:44 17.09.2023 10:44 basketbolli Trepça dhe Peja do të përballen sot në finalen e Supërkupës së Kosovës në basketboll. Ndeshja pritet të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, përcjell Klankosova.tv. Kjo finale pritet të jetë një spektakël i vërtetë. Mitrovicasit eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, kurse pejanët mundën Proton Cable Prizrenin dhe Golden Eagle Yllin. ‘Xehetarët’ janë fitues të Kupës, kurse verdhezinjtë janë kampionë të Kosovës.