Filmi “Zana” ka nevojë për mbështetjen tonë (FOTO) NULL NULL 23.10.2019 22:59 23.10.2019 22:59 Filmi “Zana “ me regji të Antoneta Kastratit është një ndër të paktë filma që te jep ndjenja krenarie e drithërimi në të njejtë kohë. Në fillim të muajit shtator ishte bërë e ditur se filmi “Zana” me regji të Antoneta Kastratit ishte caktuar të jetë përfaqësues i Kosovës në kategorinë “Best International Feature” për çmimin Oscar. Filmi i cili shpalos traumat e pasluftës dhe pasojat më të cilat ballafaqohen shumë prej grave në Kosovë, gjithashtu kishte thyer rekorde duke u renditur e para në shitjen e biletave në kinemanë Cineplexx. Sigurisht siq edhe ishte pritur, kolumnisti i njohur hollywood-ian Feinberg e rradhiti këtë film në listën e 11 filmave që kanë mundësitë më të mëdha të nominimit. Por duket se diçka e quditshme ka ndodhur mbrëmë, kur pikët e filmit në faqen më të njohur për vlersimin e filmave IMDB kanë rënë nga 8.6 në 3.9. Këtë e ka bërë të ditur aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi përmes një postimi në rrejtin social Facebook të cilin e ka ndarë edhe në Instagram. View this post on Instagram Prej 8.6 raiting per filmin Zana ka ra ne 3.9 ne IMDB I madh e i vogel duhet me votu filmin me noten 10,sepse koftlargetit votojne kunder. I kemi ra n’qafe me teme e kurqysh s’mujne me akseptu arritjen tone per ne OSCAR! Edhe ju qe se keni pa filmin votone e le ma ju qe e keni pa.Sonte duhet me ndodhe mrekullia🙏🏻🙏🏻🙏🏻 A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi) on Oct 23, 2019 at 7:47am PDT Pikët apo rating i këtij filmi në këtë faqe do të luajnë një rol të madh në shikueshmërinë e filmit dhe arritjet e tij në nivel ndërkombëtar. Aktorja ka bërë apel që të gjithë të drejtohen në këtë link dhe të japin pikët maksimale filmit. Ne tashmë dhuruam 10 pikë, po ju?/Prive.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 4 orë më parë
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 11 orë më parë
Kulturë Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, në 6-mujorin e parë të këtij viti, mbi 100 mijë turistë 1 day