Filmi i Saqipit shpërblehet në SHBA (VIDEO) NULL NULL nga Arjeta Sinani 04.08.2022 20:33 nga Arjeta Sinani 04.08.2022 20:33 Filmi kosovar “Circle” i regjisorit Jon Saqipi, ka arritur të marrë vendin e parë si filmi më i mirë në festivalin amerikan “Grand New York Film Awards USA”. E gjithë ngjarja e “Rreth” lidhet me një kamerë e cila xhiron gjendjen emocionale të njerëzve. Kemi qenë në dijeni për garën e fort qe ka qenë me filma të tjerë, por puna që e kemi bo në fund është shpërblye”, ka thënë regjisori i filmit Jon Saqipi. Filmi në fjalë, vë në pah edhe disa të meta të rrjeteve sociale, pasi kamera në filmin rreth paraqet gjendjen emocionale qysh është në të vërtet. Deri tani, filmi ka pasur një varg suksese në arenën ndërkombëtare, ku ka fituar çmime në 4 festivale të ndryshme të botës. Për momentin “Circle” është në garë për trofe edhe në Berlin të Gjermanisë.