Filmi i Njeriut Merimangë, i pari që fiton një miliard dollarë që prej pandemisë NULL NULL 27.12.2021 18:55 27.12.2021 18:55 Filmi “Njeriu Merimangë: Pa rrugë në shtëpi” është i pari që i fiton një miliard dollarë në arkat filmike që kur ka filluar pandemia COVID-19. Madje, këtë sukses ky film e arriti vetëm brenda 12 ditësh dhe lajmin e ka konfirmuar Sony, duke bërë që ky film po ashtu të jetë i treti që e arrin një miliardshin më së shpejti, pas “Avengers: Endgame” (pesë ditë) dhe “Avengers: Infinity War” (11 ditë). Vlen të përmendet që aktori Tom Holland paraqitet në të tre filmat në rolin e Njeriut Merimangë. Filmi i fundit që i kishte fituar mbi një miliard dollarë kishte qenë “Lufta e Yjeve: Ngritja e Skywalkerit”, që kishte dalë në dhjetor të vitit 2019.