Filmat më të mirë sivjet në Cannes (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Filmat më të mirë sivjet në Cannes (VIDEO)

NULL NULL
23/05/2015

Si çdo vjet tjetër, edhe sivjet me afrimin e ditës së fundit të festivalit shtohen diskutimet për fituesin potencial të njërës prej ngjarjeve më prestigjioze të filmit në botë.

Kësaj here kandidatë janë disa nga ikonat e filmit: Woody Allen, Quentin Tarantino, Gus Van Sant, kurse nga aktorët Cate Blanchett, Colin Farrell, Samuel L. Jackson, Tim Roth, etj.

Klan Kosova ju sjell përmbledhjen e sinopsiseve dhe trilerëve.

 

Carol

Ngjarja e këtij filmi ndodh në vitin 1952.

Rolin kryesor e ka e famshmja Cate Balnchett, që e luan një grua moderne të divorcuar e cila dashurohet në një shitëse.

Ky është roli i parë i Blanchett si lesbike, i cili u debatua shumë pas një interviste të saj që u keqkuptua kinse edhe në jetën reale ajo ka pasur lidhje me gra.

Por, gjithçka u demantua nga Blanchett.

 

Son of Saul

Është një dramë nga Hungaria, që e ka rikthyer në ekran ferrin e Holokaustit.

Saul (Geza Rohrig) është një i burgosur të cilit i vdes i biri.

Ai është i vendosur që t’ia gjejë djalit të tij të vdekur një prijës fetar dhe t’i bëjë një varrim si duhet.

https://www.youtube.com/watch?v=29yEBJBEURU

 

Irrational Man

Filmi më i ri i Woody Allen është komedia romantike Irrational Man.

Në këtë film rolet kryesore i luajnë: Joaquin Phoenix (Abe Lucas) dhe Emma Stone (Jill).

Abe Lucas ëshë profesor i filozofisë i cili është duke përjetuar një krizë ekzistenciale, por gjithë jeta e tij fillon që të ketë kuptim në momentin kur ai e fillon një lidhje dashurie me studenten e tij, që është shumë vjet më e re se ai.

 

Amy

Që kur u kuptua se do të bëhej një dokumentar mbi jetën e këngëtares Amy Winehouse, kurreshtja e publikut ishte maksimale.

Mirëpo ky dokumentar është pritur keq nga familjarët e Winehouse, sidomos prej babait të saj Mitch Winehouse i cili portretizohet si fajtor për varësinë e saj ndaj drogës.

Dokumentari është realizuar nga Asif Kapadia dhe përmban xhirime të papublikuara më herët të këngëtares, që vdiq në vitin 2011, në moshën mitike 27 vjeçare.

 

The Lobster

Është një komedi romantike me humor të zi, që është realizuar nga regjisori grek Yorgos Lanthimos.

Roli kryesor luhet nga Colin Farrell, kurse dëshira e personazhit të tij është që të jetojë sa më gjatë.

Kështu, ai kërkon me këmbëngulje të shnëdërrohet në një karavidhe sepse ka dëgjuar se ato jetojnë me qindra vite.

 

The Sea of Tress

Është një dramë e realizuar nga Gus Van Sant, me skenar të Chriss Sparling.

Rolin kryesor e luan fituesi i Çmimit Oscar, Matthew McConaughey – një amerikan që tenton të bëjë vetvrasje në “Malin e Vetëvrasjeve” në Japoni.

Kur shkon më malin vrastar, e takon një japonez që ka shkuar atje për të njejtën arsye si ai.

https://www.youtube.com/watch?v=P2Rfe95axh4

 

The Hateful Eight

Dashamirësit e filmit kanë patur mundësi që të marrin përshtypjen e parë nga trilleri i filmit të realizuar nga i famshmi Quentin Tarantino.

Në këtë film rrëfimi zhvillohet në shtetin e Wyoming, disa vite pas luftës civile.

Në Hateful Eight luan tetëshja: Samuel L. Jackson, Bruce Dern, Michael Madsen, Kurt Russell, Demian Bichir, Tim Roth, Jennifer Jason Leigh dhe Walton Goggins.