Fillon vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut NULL NULL 17.02.2021 13:38 17.02.2021 13:38 Në Maqedoninë e Veriut ka filluar procesi i vaksinimit të popullit me vaksinën kundër COVID-19. Ky proces filloi në orën 10:00 të mëngjesit, personat e parë u vaksinuan janë personel shëndetësor, Dobrinka Nounova Naunovska, subspecialsite, Gabriela Gemelkovska, kryeinfermiere ne Klinikën Infektive dhe Ana Anastasovska, infektologe në Klinikën Infektive. Punonjësit shëndetësorë që morën vaksinën ndër të parët, menjëherë pas vaksinës deklaruan se ndjehen mirë, transmeton Klan Kosova. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i pyetur pse nuk është në mesin e të parëve për të marrë vaksinën ashtu siç kishte deklaruar më parë, u përgjigj se megjithatë prioritet kanë mjekët të cilët janë në vijën e parë të frontit. Sipas tij pritet që punonjësit shëndetësorë të vaksinohen për 7-10 ditë. “Kapaciteti i vaksinimit është 6 punkte, maksimalisht 500 persona në ditë, ne do të filloj me një orar prej 300-350. Kështu që për një periudhë prej 7-10 ditëve do të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë”, ka thënë Filipçe, shkruan Alsat M. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme U tërhoq në momentin e fundit, s'dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova Ambasada amerikane në Prishtinë nis përgatitjet për festën e 249 vjetorit të Pavarësisë (VIDEO) 10 minuta më parë