Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fillon “Tirana Open”

NULL NULL
06.05.2015 16:33
“Të mos jemi vetëm atdheu i yjeve të artit, por edhe vendi ku shkëlqejnë yjet, të rikthejmë artistët tanë të sukeseshëm në Shqipëri”, tha kryeministri Edi Rama, në hapjen e Festivalit të Librit dhe Arteve Pamore "Tirana Open".

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse me rastin e hapjes së aktivitetit ‘Tirana Open’, në vitin e dytë të organizimit të tij me mbështetjen e qeverisë.

Rama e ka vlerësuar këtë aktivitet si një mundësi mjaft e mirë për të kthyer Shqipërinë në një destinacion arti.

“Tirana Open është kthyer në një pikë referimi që vit pas viti do të shkëlqejë si institucion i krijuar nga njerëzit e artit, për njerëzit e artit dhe me mbështetjen e qeverisë”, tha Rama.

“Sot kemi një hartë më të pasur se asnjëherë për një aktivitet të vetëm, përtej librave, ekspozita, recitale, vizita të shkrimtarëve dhe të tjera evenimente duke sjellë në jetën kulturore të kryeqytetit një erë evropiane”.

Kryeministri Rama tha se ky  Festival i librit dhe artit pamor është pjesa domethënëse për rilindjen e vendit, si rilindje urbane, me bashkërendimin kulturor edhe me Kosovën.

Kryeministri e vlerësoi këtë aktivitet si një mënyrë mjaft e mirë për të rikthyer artistët shqiptarë të suksesshëm në botë në vendin e tyre.

“Të mos jemi vetëm atdheu i yjeve të artit, por edhe vendi ku shkëlqejnë yjet, të rikthejmë artistët tanë të sukeseshëm në Shqipëri”, tha Rama.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.