Fillon takimi Suedi-Kosovë NULL NULL 12.01.2020 15:45 12.01.2020 15:45 Ka filluar miqësorja në mes të Suedisë dhe Kosovës, që po zhvillon në stadiumin “Al Ahli”, në Doha të Katarit. Ndeshja e sotme është një mundësi për të treguar se Kosova ka në radhët e veta një potencial të madh të lojtarëve. Miqësorja poashtu shërben për t’u përgatitur para ndeshjes tejet të rëndësishme me Maqedoninë e Veriut, që zhvillohet më 26 mars në Shkup në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Dardanët janë akoma në rrugëtim për një vend në Kampionatin Evropian “EURO 2020”. E veçanta e këtij takimi është se selektori Bernard Challandes, ka ftuar thujase gjithë ekipin nga Superliga e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.