Fillon seanca përfundimtare për “Syri i Popullit” NULL NULL 17.01.2020 13:56 17.01.2020 13:56 Ka filluar seanca përfundimtare e të akuzuarve në rastin që njihet si “Syri i Popullit”. Kjo seancë është vazhdimi i asaj që ka filluar dje ku dy prej 10 të akuzuarve i liruan në mungesë të provave, ndërkaq të tjerët mohuan fajësinë dhe theksuan se procesi ndaj tyre është i motivuar politikisht, njofton Klan Kosova. Sot pritet ta japin fjalën e tyre përfundimtare të akuzuarit Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana. Seanca mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka filluar nga ora 13:30. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day