Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës NULL NULL 28.06.2025 10:11 28.06.2025 10:11 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025. Tutje, nga KQZ njoftojnë se gjatë kësaj periudhe 63 ditore (28 qershor – 29 gusht 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 3 orë më parë
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 5 orë më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 19 orë më parë